Të gjithë ndonjëherë, ndiejmë simptoma, të cilat nuk i marrim seriozisht dhe kemi tendencë t’i injorojmë. Mirëpo ekzistojnë disa simptoma, të cilat nuk duhet kurrsesi t’i injorojmë, për shkak se janë shenja që trupi i lëshon për të na treguar se diçka nuk është në rregull me shëndetin tonë.
Shtrëngim në gjoks– shtrëngimet dhe dhimbjet e gjoksit nuk duhet asnjëherë të injorohen, Në qoftë se përjetoni këtë simptomë, e cila mund të shoqërohet edhe me vjellje, vështirësi në frymëmarrje atëherë duhet menjëherë të shkoni tek mjeku. Kjo është një shenjë e sulmit në zemër.
Humbje të shpejtë të peshës- humbja e papritur e peshës nëse nuk keni ushtruar, mbajtur dietë apo nuk keni bërë ndonjë aktivitetet, mund të jetë një shenjë e diabetit apo disa çrregullimeve të tjera endokrine.
Konfuzion– nëse përjetoni papritur një ndjenjë konfuzioni ose nuk mund ta përceptoni realitetin dhe ambientin, në të cilin ndodheni, atëherë ekzistojnë disa arsye. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga hipertensioni, ndonjë reaksion i tabletave ose ndonjë gjakderdhje në tru.
Ënjtje e këmbëve– ënjtja e papritur e këmbëve mund të jetë shenjë e ndonjë problemi kardiovaskular, prandaj është e këshillueshme ta vizitoni mjekun.
Gjakderdhje e papritur– nëse një gërvishtje e thjeshtë shkakton gjakderdhje të madhe, atëherë kjo mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni të veshkave apo ndonjë problemi tjetër të sistemit të tretjes.
Shikim i turbullt– nëse papritur keni një shikim të turbullt, atëherë duhet të vizitoheni tek një specialist. Ju mund të keni probleme me sytë apo migrenën. /Express
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...