Google ADS

Zaev udhëton për Bruksel, bëhen përpjekjet e fundit për marrjen e datës

16:19 | 15 Tetor 2019
A. B.

Pasiguri e madhe por edhe optimizëm se do të merret vendim për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian. Kryeministri Zaev udhëton për në Bruksel në përpjekjen e fundit për të lobuar për këtë datë. Ai do të përdorë të gjitha takimet me kryeministrat për t’i bindur ata për marrjen e vendimit. Ai beson se pozicioni përfundimtar do të jepet nga Këshilli Evropian.

Zaev pret që Evropa të vlerësojë të gjitha rezultatet e arritura të vendit. Ligji për Prokurorinë Publike nuk është i përfshirë në raport si kërkesë themelore për negociata, por është mirë që të miratohet në të ardhmen. Opozita OBRM-PUKM dhe shpreson që qytetarët të mos ndëshkohen dhe të mos mbahen peng, nga ato siç thonë, politikat e këqija të Zaevit dhe qeveria.

Pavarësisht nëse do të ketë ose jo një datë për fillimi e negociatave, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri është i vendosur që ato të mbahen në tetor të vitit 2020./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme