Shqipëria siguroi një fitore të madhe përballë Moldavisë, një fitore historike me “poker” golash që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një transfertë.
Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje perfektë ku meritë të padiskutuar për këtë sukses ka dhe Edi Reja.
Në një video të bërë publike nga Federata Shqiptare e Futbollit, tekniku italian ka pagëzuar lojtarët për gjithçka dhanë në fushë, jo vetëm në këtë sfidë, por në të gjithë këtë rrugëtim që kanë nisur së bashku, pengu më i madh mbetet ajo humbje në Turqi:
“Pavarësisht se tifozët iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush. Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Evropë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”.
https://www.facebook.com/watch/?v=806079319809960
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë