Konfirmohet lëndimi i Alexis Sanchez, Interi jep detaje për gjendjen e tij

15:57 | 15 Tetor 2019
Arbresh Info

Interi ka konfirmuar se Alexis Sanchez, i huazuari nga Manchester United, ka dislokuar kyçin e këmbës së majtë duke dëmtuar tejzën e këmbës.

Sulmuesi u lëndua gjatë detyrës me skuadrën kombëtare te Kili në ndeshjen kundër Kolumbisë, ku anësori Juan Cuadrado i Juves bëri ndërhyrje ndaj tij, transmeton portali arbresh.info.

“Alexis Sanchez iu nënshtrua testeve mjekësore mëngjesin e sotëm në Institutin Humanitar në Rozzano. Rezultatet zbuluan se ka një dislokim në kyçin e tij të majtë që i ka shkaktuar probleme dhe në tejzën e këmbës”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Lojtari do të takohet për konsultime të mëtutjeshme me profesorin Ramon Cugat në Barcelonë të mërkurën, ku do të kërkojë për të arritur në një vendim nëse intervenimi kirurgjik është i nevojshëm”

Alexis Sanchez ka bërë vetëm katër paraqitje kompetitive te Interi qysh pas huazimit nga Manchester United../arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme