Lëvizjet në Polici, ndryshojnë krerët e Komisariateve të Fierit dhe Mallakastrës

14:39 | 15 Tetor 2019
Arbresh.info

Lëvizjet e bëra në Policinë e Shtetit kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

‘BalkanWeb’ raporton se kryekomisari Ledio Ibrahimi, që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës.

Ndërkohë, Komisar Alfred Thaci, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme