Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka bërë një deklaratë tronditëse duke pretenduar se nuk i ka dëgjuar thirrjet raciste ndaj lojtarëve të Anglisë në ndeshjen mbrëmjen e kaluar.
Djelmoshat nën udhëheqjen e Gareth Southgates shfaqen karakterin e tyre duke luajtur dhe duke shkatërruar kundërshtarin e tyre në takimin e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, transmeton portali arbresh.info.
“Isha plotësisht i fokusuar në ndeshje, nuk kam dëgjuar me të vërtet ndonjë gjë. Por kam folur me zyrtarët anglez dhe iu kam thënë atyre se nëse kjo dëshmohet se është vërtetë atëherë ne duhet të jemi të turpëruar dhe të kërkojmë falje këtë”, ka thënë Balakov.
“Por, e themë sërish, fillimisht duhet të dëshmohet se është e vërtetë”
https://twitter.com/sportbible/status/1184024930280755201
Shumë tifozë janë dëgjuar duke bërë thirrje si “majmun” – gjë që ka bërë edhe që ndeshja të ndërpritet përkohësisht teksa të tjerët madje bënin përshëndetje naziste.
Kjo sjellje e tmerrshme kërkon veprim serioz dhe Balakov mund të dënohet gjithashtu për sjelljen e atyre të ashtuquajtur tifozë./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...