Zihen në pritë policët, 14 të vrarë

14:44 | 15 Tetor 2019
Arbresh.info

Katërmbëdhjetë oficerë policie janë vrarë e tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në perëndim të Meksikës.

Policia ishte duke bartur një urdhër gjykate në El Aguaje, Michoacan, kur konvoji i tyre u zu në pritë, transmeton portali arbresh.info.

Grupi i fuqishëm kriminal, karteli i Jaliscos ‘Gjenerata e Re’ besohet të jetë prapa sulmit,

Autoritetet thanë që të gjitha burimet do të viheshin në gjetjen e përgjegjësve. Regjioni është një pikë e nxehtë për dhunën e lidhur me luftërat në mes të karteleve të drogës.

Presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador është përpjekur të merret me krimin e drogës që kur ai mori detyrën dhjetorin e kaluar.

El Aguaje konsiderohet se ka një rëndësi strategjike midis dy kartelave luftarake: Jalisco Nueva Generación Cartel (CJNG) dhe një grupi më të vogël të quajtur Los Viagras.

Një mesazh i lënë në vendin e ngjarjes sugjeronte se sulmi ishte kryer nga njerëz të armatosur të lidhur me CJNG./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme