Cristiano Ronaldo reagon pasi shënoi golin e 700-të në karrierë

12:46 | 15 Tetor 2019
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo insiston se nuk është në ndjekje të rekordeve pas golit të shënuar mbrëmjen e kaluar duke prekur shifrën prej 700 golave të shënuar në përgjithësi në karrierën e tij në klub dhe vend.

Kapiteni i Portugalisë shënoi në pjesën e dytë nga pika e bardhë në takimin kundër Ukrainës duke arritur gjithashtu numrin prej 95 golave në detyrë për kombëtaren e tij, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse kampioni në fuqi i Evropës humbi 2 me 1, e gjitha që u diskutua pas ndeshjes ishte rekordi i Ronaldos.

“Jo të gjithë mund ta arrijnë atë shifër”, u ka thënë Ronaldo gazetarëve.

“Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, kolegëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar shumë të bëhem një lojtar që jam”

“Jam i zhgënjyer që nuk kemi fituar, por krenar me skuadrën”

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është lojtari i gjashtë në histori që shënon mbi 700 gola duke iu bashkuar edhe legjendave si Pele e Romario.

Rivali i tij më i madh, Lionel Messi është në ndjekje të tij dhe aktualisht ka 672 gola.

“Sa rekorde kam? Nuk e di”, vazhdoi tutje Ronaldo.

“Unë duhet të shijojë momentin dhe të falënderoj ata që më ndihmuan mua për të arritur këtë shenjë impresive”

“Rekordet vijnë natyrisht – unë nuk shikoj pas tyre, rekordet më kërkojnë mua! Pa pasur ndonjë opsesion, ata ndodhin natyrisht”, përfundoi Ronaldo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme