Google ADS

Këto ushqime “të shëndetshme” mund të jenë arsyeja që keni akne

12:13 | 15 Tetor 2019
Arbresh Info

Kohëve të fundit, njerëzit kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme. Mirëpo shpërndarja e tepërt e informacioneve, ka bërë që shumë prej tyre të mos jenë të sakta.

Disa nga ushqimet e shëndetshme, që mund të jenë arsyeja, që ju keni akne dhe puçrra në fytyrë janë:

Ushqimet pa yndyrë– në të shumtën e rasteve, preferohet që njerëzit të mos konsumojnë ushqime me shumë yndyrë. Mirëpo tek disa femra, konsumimi i ushqimeve, që nuk përmbajnë fare yndyrë mund të jetë arsyeja, që jeni duke u përballur me akne.

Ushqimet e detit– kanë një numër të lartë të benefiteve, mirëpo tek disa femra, mund të shkaktojnë akne.

Buka e bardhë– personat, të cilët nuk mund t’i përballojnë produktet e misrit për ta shmangur shfaqjen e akneve, duhet të ndalojnë së konsumuari bukën e bardhë.

Produktet e tjera, të cilat nga shumica konsiderohen si të shëndetshme por mund të jenë shkaktar të akneve janë: suplementet e proteinave, qumështi, jogurti dhe djathi. /Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme