Negociatori i Bashkimit Evropian për Brexit Michel Barnier theksoi se një marrëveshje divorci me Britaninë e Madhe ende është e mundur këtë javë, por se qeveria britanike duhet të paraqesë një tekst ligjor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai përpara takimit me ministrat e jashtëm të BE-së tha se sfida kryesore tani është kthimi në diçka detyruese i propozimeve britanike për çështjen komplekse të kufirit në ishullin e Irlandës.
Barnier të martën tha se është “koha e duhur për t’i kthyer qëllimet e mira në një tekst ligjor”.
Udhëheqësit e BE-së do të takohen për një samit dy ditor në Bruksel. Brexit do të kryesojë rendin e ditës pasi po afrohet afati i datës së Brexit, 31 tetor.
“Edhe nëse marrëveshja do të jetë e vështirë, gjithnjë e më e vështirë, ne mendojmë se ende është e mundur këtë javë”, tha Barnier.
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...