Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se ka hedhur poshtë kontaktin nga Real Madridi dhe Manchester United.
Ish sulmuesi i “Redsave”, Robbie Fowler ka dhënë një intervistë së fundmi ku shpjegon se Klopp e ka informuar atë se Madridi së bashku me Manchester United janë refuzuar nga trajneri gjerman, transmeton portali arbresh.info.
Fowler ka vazhduar tutje duke shpjeguar se Klopp ka refuzuar këto klube për shkak të “ndikimeve komperciale” dhe në vend të tij ka zgjedhur rolin në Anfield për shkak të “identitetit” dhe “historisë”.
“Kam bërë një intervistë me të disa vite më parë dhe ai më ka treguar se ka refuzuar numër të madh klubesh super të pastra pas largimit nga Dortmundi dhe njëri prej tyre ishte Manchester United dhe më gjasë tjetri ka qenë Real Madridi”, ka zbuluar Fowler për The Mirror.
“Ai e u rrente se si ishin të fokusuara vetëm në ndikimet komperciale. Ai ka thënë se atij i pëlqeu Liverpooli sepse kishin një bilanc mes të hollave të nevojshme për të arritur në krye, historisë dhe identitetit të klubit e tifozëve të tyre”
Klopp drejtoi Liverpoolin sezonin e kaluar drejt trofeut të Ligës së Kampionëve pas disfatës 3 me 1 të pësuar në finalen një sezon më parë kundër skuadrës së Zidanes./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...