Trajneri Bernard Challandes tha se është mësuar t’i mbajë duart në xhepa që nga ndeshja kundër Anglisë dhe sqaroi se këtë veprim e bën me qëllim për të qëndruar i qetë gjatë gjithë kohës.
Kosova arriti ta sigurojë mbrëmë një fitore shumë të rëndësishme kundër Malit të Zi për ëndrrat për kualifikim në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohen verën e vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Djemtë e Bernard Challandes arritën ta gjejnë golin e parë qysh në minutën e dhjetë të ndeshje, përmes Amir Rrrahmanit, e atë të dytën në minutën e 34-të, përmes Vedat Muriqit.
Megjithatë, statistikat e ndeshjes tregojnë për një dominim edhe më të madh të Kosovës. “Dardanët” i krijuan katër raste shumë të mira për të shënuar, përderisa malaziasit asnjë.
Por, disa tifozëve u ra në sy se trajneri Challandes i mbante duart në xhepa gjatë ndeshjes, veprim ky të cilin zvicerani e sqaroi pas ndeshjes.
“Duart në xhepa i mbaj që nga ndeshja me Anglinë dhe dua të jem i qetë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Challandes.
“Lojtarët e mi dua të më shohin më të nervozuar dhe i përgëzoj ata për lojën e zhvilluar në këtë takim”, tha trajneri i Kosovës duke qeshur.
Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A.
Por, edhe nëse Kosova s’arrin të radhitet në dy vendet e para të Grupit A, ajo e ka një mundësi tjetër për t’u kualifikuar – përmes play-offs kualifikues. Në gjysmëfinale të play-offs, Kosova përballet me Maqedoninë, ndërsa në finale e pret ose Bjellorusia ose Gjeorgjia. /Gazeta Express/
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...