Volkswagen ka shtyrë vendimin final për të ndërtuar fabrikën e makinave në Turqi, bën të ditur zëdhënësi i kompanisë.
Te kjo shtyrje erdhi si pasojë e kritikës ndërkombëtare për operacionin ushtarak të vendit në Siri dhe shqetësimet për rënie potenciale të reputacionit, transmeton portali arbresh.info.
“Ne po vëzhgojmë me kujdes situatën aktuale dhe shikojmë me shqetësim zhvillimet e tanishme”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Në fillim të këtij muaji, Volkswagen krijoi një degë në krahinën perëndimore të Manisa të Turqisë, ndërsa ndërmarrja tha që ishte ende në fazat e fundit të bisedimeve dhe se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar për fabrikën.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të dielën se ajo i tha presidentit turk Tayip Erdogan se sulmi duhet të ndalet, sepse rrezikon të krijojë një krizë humanitare./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...