Numri i viktimave të tajfunit më të rëndë që e ka goditur Japoninë në dekadat e fundit ka shkuar në 66 të martën. Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet nën rrënoja dhe baltë për njerëzit e zhdukur. Ndryshe, mijëra shtëpi kanë mbetur pa furnizim me rrymë dhe ujë.
Pesëmbëdhjetë persona vazhdojnë të mbesin të zhdukur tri ditë pasi tajfuni “Hagibis” i goditi pjesët qendrore dhe lindore të Japonisë. Për më tepër, më shumë se 200 persona kanë pësuar lëndime të ndryshme nga stuhia që solli erëra të fuqishme.
Numri më i madh i viktimave u shënua në rajonin e Fukushimës, në veri të Tokios, ku 25 persona e humbën jetën. Në mesin e personave të vdekur janë edhe një grua me fëmijën e saj, të cilët u mbytën në ujin e vërshimeve. Fëmija tjetër i kësaj gruaje është zhdukur.
“Lumi asnjëherë nuk ka shkaktuar vërshime të tilla më parë. Disa shtëpi janë zhdukur plotësisht. Mendoj se hartat e rrezikut duhet të hartohen përsëri dhe të ketë plane të reja për evakuim”, tha Masaharu Ishizawa, mësues 26 vjeç, i cili po e pastronte shtëpinë nga uji dhe mbetjet e vërshimeve.
“Nuk kemi parë dëme të këtilla kurrë më parë. Ndoshta ngrohja globale dhe ndryshimet në mjedis kanë ndikuar diç në tërë këtë”, shtoi i riu japonez.
Dëme kanë raportuar edhe kompanitë e mëdha japoneze. Kompania për prodhimin e pajisjeve elektronike, Panasonic, tha se vërshimet ia kanë dëmtuar fabrikën në një park të madh industrial, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?