Google ADS

Qeveria e re duhet të fokusohet në sektorin privat dhe eksportin

10:28 | 15 Tetor 2019
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës ka prezantuar sot të gjeturat e raportit të Bankës Botërore.

Më këtë rast Kryetari i OEK-së Berat Rukiqi, ka thënë se qeveria e re duhet të dijë që për të rritur zhvillimin ekonomik duhet të kenë dy çështje parasysh.

Bëhet fjalë për investimet në sektorin privatë dhe eksportin, raporton arbresh.info.

“Në kohë zgjedhjesh sektori privat se ka ndonjë dinamik. Ne jemi duke i bërë matjet se si kanë ndikuar zgjedhjet në biznes. Ku të gjeturat e raportit të Bankës Botërore në zhvillimet ekonomike në vend, ku ende remitencat publike janë motorët kryesor të rritjes ekonomike. Nëse s’kemi investime private e rritje të eksportit ne s’mund të kemi rritje ekonomike. Thërras qeverinë e re kur të flas për rritjen ekonomike paraprakisht të flasin se ka bëhet rritja ekonomike. Prioritetet e Qeveris së re është eksporti dhe investimet në sektorin privat. Ne ende jemi vendi me papunësinë më të lart në regjion. Kemi problem se këtë papunësi e kemi tek të rinjtë më të theksuar. Kjo ka dal dhe në raportin e Bankës Botërorë ku thuhet se të rinjtë se nuk kanë as edukimin bazik në lëmi të ndryshme. Kur jemi të investimet e huaja direkete e shohim se ato janë më patundshmëri që nënkupton se kontributi në GDP është minimale”, ka thënë Rukiqi.

Tutje sipas Rukiqit, qeveria e re duhet të vazhdoj reformën ekonomike ndërsa ka deklaruar se nuk duhet të ketë rritje të taksave pasi që sipas tij ndikon direkt tek investitorët e brendshëm dhe të huaj.

“Kompanitë tona për më qenë konkurrues duhet të dalin dhe të eksportojnë. Ne besojmë se këto janë tema që duhet të merret qeveria në ardhje dhe duhet të vazhdoj reforma ekonomike dhe mos të ketë rritje të taksave pasi që kjo është goditje për investitorët e brendshëm e të huaj”, ka thënë ai.

Ndryshe konferenca për media e OEK-së mbahet çdo muaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme