Google ADS

Shqipëria fiton bindshëm 0 me 4 ndaj Moldavisë

22:46 | 14 Tetor 2019
Arbresh Info

Shqipëria ka mposhtur me rezultat të thellë 0 me 4 skuadrën në Moldavisë mbrëmjen e sotme (e hënë).

Kombëtarja shqiptare ka siguruar tri pikë në formë bindëse në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë në kudër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht se kanë humbur shpresat për kualifikim në turneun madhështor të vitit të ardhshëm, djelmoshat e Edy Rejas treguan paraqitje impresive duke shënuar tri gola vetëm brenda pjesës së parë.

Sokol Cikalleshi zhbllokoi shifrat me një gol nga afërsia në minutën e 22′ para se Keide Bare të dyfishonte epërsinë e kuqezinjve duke realizuar për 2 me 0 pas një gabimi skandaloz nga portieri.

Goli i tretë u shënua nga Lorenc Trashi në minutën e 40′.

Për 4 me 0 shënoi Rey Manaj pas asistimit nga Odise Roshi në minutën e 90′.

Shqipëria ka 12 pikë pas kësaj fitore dhe qëndron në pozitën e katërt në tabelë e pashpresë për kualifikim, ndërsa Moldavia qëndron në pozitën e fundit me vetëm një pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme