Buxhovi: Juria e Nobelit nuk ndikohet nga fjalët e çajtoreve, Handke në letërsi e meritoi çmimin

22:05 | 14 Tetor 2019
L G

Shkrimtari dhe historian Jusuf Buxhovi i ka komentuar ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin kontrovers austriak, Peter Handke.

Buxhovi ka thënë se juria mban përgjegjësi për ndarjen e çmimeve por sipas tij ata nuk ndikohen nga fjalët e çajtoreve.

“Sa kam unë informacione- sepse te ne flitet poshtë e lartë pa pasur informacione, juria nuk besoj se është e ndonjë niveli sat ë dëgjojë fjalët prej çajtoreve të ndryshme. Protokollet dhe vendimet 50 vite mbahen të mbyllura”, tha Buxhovi.

Ai ka thënë se në vlerësimin për Letërsinë para se gjithash merret për bazë aspekti letrarë.

“Do të duhej të merrej parasysh edhe aspekti moral, por veprat e tyre [shkrimtarëve] janë përcaktuese”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Buxhovi thotë se çështja e vlerësimit të një shkrimtari është personale dhe sipas tij, Handke në letërsi e ka merituar Nobelin.

“Janë dëgjuar fjalë poshtë e lartë se ai është shkrimtarë mediokër. Ai është shkrimtar gjerman kur ka botuar libër në moshën 24 vjeçare dhe në atë kohë ka bërë bujë vepra e tij.

Shkrimtari thotë se Handke ishte një shkrimtar rebel dhe sipas tij ai e konsideronte komplot shkatërrimin e Jugosllavisë.

Ai kujton një përplasje që kishte pasur me Handke në një takim ndërkombëtarë ku thotë se e kishte prezantuar dokumente se Jugosllavia po shkatërrohej nga brenda e jo nga jashtë siç pretendonte tashmë fituesi i Nobelit për letërsi se Jugosllavia po shkatërrohej nga jashtë.

““Edhe këto dokumente janë pjesë të komplotit. Nuk dua të dëgjoj më asgjë”, më tha dhe u largua demontrativisht nga takimi”, rrëfen Buxhovi përplasjen me Handke në vitet e ’80 në Bon./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme