Rumunja Kovesi do të jetë e para Prokurore e Lartë femër në BE

21:58 | 14 Tetor 2019
L G

Këshilli Evropian sot ka rënë dakord për emërimin e Laura Codruta Kövesi të jetë kryeprokurorja e parë evropiane, raporton AA.

“Zonja Kövesi, si detyrë të parë në këtë post, do të ketë të krijojë EPPO (Zyrën e Prokurorit Publik Evropian) nga e para”, thuhet në një njoftim nga Këshilli.

“Puna e saj gjatë 7 viteve të mandatit të saj në veçanti do të konsistojë në ndërtimin e strukturës administrative dhe operative të zyrës dhe krijimin e marrëdhënieve të mira të punës me autoritetet e gjyqësorit nacional”, thuhet më tej.

Emërimi gjithashtu duhet të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

EPPO do të jetë një zyrë e pavarur dhe e decentralizuar e prokurorisë, me kompetencë për të hetuar, ndjekur dhe sjellë në gjykim krimet kundër buxhetit të BE-së.

Selinë do ta ketë në Luksemburg dhe pritet të fillojë në nëntor të vitit 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme