Tregtia gjermane me Britaninë e Madhe pësoi rënie gjatë shtatë muajve të parë të vitit, periudhë kjo para pritjes së largimit të BM nga BE-ja, njoftoi sot zyra Federale e Statistikave Gjermane.
Gjatë kësaj periudhe, Gjermania eksportoi mallra me vlerë 47,1 miliardë euro në Britaninë e Madhe, 4,6% më pak krahasuar me një vit më parë. Importet nga Britania e Madhe ranë me 3,7% duke shkuar në 21,3 miliardë euro.
Shifrat nënkuptojnë se BM ka rënë me një vend, duke u renditur e shtata në listën e partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë.
Eksportet gjermane në BM kanë pësuar rënie që nga viti 2016, ndërsa importet e dy viteve të fundit, kanë shënuar rritje.
Sektori i automobilave ka pësuar gjithashtu rënie të fortë. Në vitin 2015, automjetet dhe pjesët e tyre, përbënin 27,6% të tregtisë. Vitin e kaluar shifra ra në 23,3%.
Gjatë shtatë muajve të parë, eksportet e automobilave ranë 9,7% ndërsa importet 9,1%./atsh/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...