Google ADS

U spekulua për një dron në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, policia thotë se nuk ka asgjë të vërtetë

20:13 | 14 Tetor 2019
Arbresh Info

Spekulimet se dy persona pro-rus janë futur në Kosovë për ta lëshuar një dron në ndeshjen që Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë ndaj Malit të Zi sonte nga ora 20:45, janë të pavërteta.

RTK Live’ ka raportuar sot gjatë ditë se dy personat pro-rus, Maik Mueller dhe Maximilian Brown, po planifikojnë ta lëshojnë një dron me mbishkrime serbe ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Tre, Dy, Nje… SULM???”.

Por, policia e Kosovës në një prononcim për Telegrafin ka thënë raportimet në lidhje me dronin nuk janë të vërteta.

Edhe pse portali i televizionit publik kishte sjellë profilet e Facebook-ut të të dy personave, kjo gjë është mohuar nga policia jonë

Kosova dhe Mali i Zi do të përballen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, derisa të gjitha biletat për këtë ndeshje ishin shitur për dhjetë minuta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme