Mnuchin: Marrëveshja tregtare Kinë-SHBA pritet të nënshkruhet në nëntor

19:30 | 14 Tetor 2019
Arbresh.info

Nënshkrimi i marrëveshjes tregtare midis Kinës dhe SHBA-së pritet të ndodhë në mes të nëntorit, në Kili, gjatë një samiti të Shoqatës së Bashkëpunimit të Vendeve të Azi-Paqësorit , bëri të ditur sot sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Pekini dhe Uashingtoni njoftuan sot arritjen në parim të një marrëveshjeje pas dy ditësh bisedimesh në Uashington, në prani të zëvendëskryeministrit kinez Liu He.

“Unë dhe përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, ambasadori Robert Lighthizer, do të zhvillojmë një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin kinez, para se presidentët të takohen për të finalizuar marrëveshjen”, tha Mnuchin.

Duke theksuar se favorizonte hipotezën e një marrëveshjeje tregtare, Steven Mnuchin pranoi se priste gjithçka. Gjithashtu, ai hodhi poshtë idenë se njoftimi i sotëm ishte më shumë një armëpushim në luftën tregtare, sesa një marrëveshje e vërtetë./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme