Google do të njoftojë zyrtarisht nesër telefonët e tyre të ri Pixel 4, telefon ky për të cilin mund të thuhet se është sekreti i ruajtur më së keqi i vitit 2019, për sa i përket telefonave inteligjentë.
Në fakt, një ditë para lansimit, dikush në Best Buy Canada mendoi se mund të ishte një ide e mirë për të postuar specifikat e plota të telefonit në faqen e tij të internetit.
Lista që nga atëherë është hequr, por jo para se të gjitha specifikimet dhe veçoritë e telefonit të shfaqen për publikun.
Për pjesën më të madhe, shumë nga këto specifikime dhe tipare nuk janë të reja pasi që kemi dëgjuar më parë për to, por është një lloj konfirmimi.
Ato përfshijnë veçori si Motion Sense, një mënyrë e re pa prekje që përdoruesit të bashkëveprojnë me telefonin.
Pastaj ka edhe përmirësime të bëra në kamera, ku është sugjeruar që Pixel 4 mund të përdoret për astrofotografi.
Për sa i përket specifikave, Pixel 4 dhe Pixel 4 XL do të ndajnë veçori të ngjashme, të cilat përfshijnë përdorimin e procesorit Qualcomm Snapdragon 855, 6 GB RAM, dhe 64 GB hapësirë ruajtje bazë.
Do të kenë gjithashtu një sistem kamerash të dyfishtë që ndërthur sensorë 12MP dhe 16MP. Dallimi kryesor mes telefonave do të ishte në ekranin e tyre.
Pixel 4 thuhet se vjen me një ekran 5.7 inç Full HD + OLED, ndërsa Pixel 4 XL do të ketë një ekran më të madh 6.3-inç QHD + OLED.
Po ashtu përmendet një “ekran i qetë”, duke sugjeruar që thashethemet për një normë rifreskimi 90Hz mund të jenë të vërteta. /Telegrafi/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”