Shqipëria fiton miqësoren kundër Polonisë

17:36 | 14 Tetor 2019
Arbresh Info

Djelmoshat e grupmoshës U19 të Shqipërisë kanë fituar ndeshjen miqësore të zhvilluar pasditen e sotme (e hënë) kundër Polonisë.

Shqipëria U19 ka fituar me rezultat bindës 3 me 1 takimin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi” kundër Polonisë U19, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Ernest Muçi realizoi dy herë (32′, 53′), ndërsa goli i tretë u realizua nga Marvin Çuni në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Kuqezinjtë dominuam pjesën e parë me rezultat 1 me 0, por dominimi i tyre vazhdoi edhe gjatë fraksionit tjetër ndonëse pësuan golin e vetëm në minutën e 80′ nga polakët.

Kombëtarja A zhvillon në mbrëmje ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Moldavisë dhe asgjë tjetër përveç Shqipërisë nuk i duhet skuadrës së Edy Rejas pas humbjes kundër Turqisë./arbresh.info/

  • Formacioni i Shqipërisë U19 në miqësoren kundër Polonisë: Mero; Morina; Muçi (C); Bozhanaj; Karrica; Rrapaj; Ibrahimi. (U aktivizuan: Mema; Çuni; Beqja; Pajaziti; Shima).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme