Së shpejti miqësorja Kosovë – Gjermani

16:59 | 14 Tetor 2019
Arbresh Info

Kosova do të luaj së shpejti një ndeshje miqësore kundër Gjermanisë.

Gjatë takimit të sotëm (e hënë) mes zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Gjermanisë është konfirmuar se në një të ardhme të afërt do të zhvillohet një ndeshje e tillë, shkruan portali arbresh.info.

“Ne e kemi thënë edhe në prononcimet e tona të mëhershme. Ne kemi bërë një kërkesë në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, qysh në kohën para pranimit në UEFA e FIFA, por jo vetëm për një lojë të thjeshtë miqësore por edhe një lojë me benificone, të cilën Gjermania e organizon çdo dy vite, nga e cila lojë përfitojnë të dy Federatat dhe unë kam biseduar para një viti e gjysmë, dy vite, kemi gjetur një mirëkuptim të jashtëzakonshëm, por duhet dy vjet përpara të bëhet kërkesa për atë lojë”, ka thënë nënkryetari Rainer Milkoreit i DBF-së.

Për diçka të tillë ka folur edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi që thekson se Gjermania ka qenë njëri nga kundërshtarët e mundshëm para ndeshjes ndaj Gjibraltarit.

“Ne e kemi përsëritur edhe më herët që ne kemi pasur dy herë po nga Gjermania që të zhvillojmë një ndeshje, pikërisht tash para se me bë me Gjibraltarin”.

“Por është pjesa që trajneri ka zgjedhur skuadrën sepse Gjermania është një ekip shumë i fortë dhe ne ende kemi qenë në konstruktim të ekipit dhe nuk e kemi bërë këtë herë, por sigurisht në një rast më të mirë, në rastin e parë të mundshëm, sepse këta e kanë edhe një lojë që e kërkojnë që e luajnë, dhe sigurisht që shumë shpejt ajo ndeshje do të bëhet dhe në momentin e parë të mundshëm”, tha Ademi.

Dy federatat kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku përfshihen shkuarjen e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, si dhe edukimin e gjyqtarëve, trajnerëve dhe administratorëve të FFK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme