Google ADS

Në shtator Kosova eksportoi produkte mbi 30 milionë euro

15:18 | 14 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjatë muajit që lamë pas Kosova ka eksportuar produkte në vlerë mbi 30 milionë euro.

Në të dhënat e bëra publike në faqen e Doganës së Kosovës thuhet se gjatë muajit shtator Republika e Kosovës ka eksportuar produkte në vlerë saktësisht 32 milionë e 681 mijë euro.

E shtetet të cilat kanë qenë destinacion i produkteve kosovare arrin në afër 50.

Në të njëjta të dhëna thuhet se Kosova ka eksportuar në vendet e rajonit si Shqipëri, Mali i Zi e Maqedoni Veriore. Por produktet janë dërguar edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Australi e ShBA.

Ndërsa disa nga produktet që janë eksportuar janë mish, qumësht speca e produkte metali.

Ndryshe gjatë muajit gusht të këtij viti vlera e produkteve të eksportuara arrin në 31.9 milionë Euro.

E gjatë 2018-es shteti ynë ka eksportuar produkte në vlerë mbi 300 milionë euro në krahasim me vitin 2017 ku kishte eksportuar produkte në vlerë 289 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme