Trump tha se grupi terrorist PKK/YPG “mund jetë duke liruar” disa anëtarë të DEASH-it për të bërë që SHBA të përfshihet në Siri, prej ku administrata e SHBA-ve dëshiron të tërheq trupat
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se askush nuk duhet të presë që forcat amerikane të përballen me “Turqinë anëtare të NATO-s” në veri të Sirisë.
“A mendojnë vërtet njerëzit se duhet të shkojmë në luftë me Turqinë anëtare të NATO-s?” pyeti Trump retorikisht në Twitter.
“Luftërat e pafundme do të mbarojnë”, ka shkruar presidenti amerikan.
Trump tha se grupi terrorist PKK/YPG “mund jetë duke liruar” disa anëtarë të DEASH-it për të bërë që SHBA të përfshihet në Siri, prej ku administrata e SHBA-ve dëshiron të tërheq trupat.
“Ne nuk do të hyjmë në një luftë tjetër midis njerëzve”, tha ai, duke iu referuar luftës midis Turqisë dhe organizatës terroriste PKK/YPG.
Gjithashtu, Trump sërisht i akuzoi vendet evropiane se nuk po zbatojnë përgjegjësitë e tyre me terroristët e DEASH-it me origjinë nga Evropa.
Nën presionin e ligjvënësve amerikanë, Trump gjithashtu paralajmëroi Turqinë për “sanksione të mëdha” që binin përpara.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./AA
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...