“Qëllimi i jonë i këtij bashkëpunimi drejtpërdrejtë me ITN tash për tash është që do të përfitojmë nga përvoja sa i përket kornizës ligjore që e rregullon fushën e transplantit të organeve”, tha Bardiqi
Një delegacion nga Turqia i Rrjetit Ndërkombëtar të Transplantit (ITN) po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë me qëllim studimi dhe bashkëpunimi me institucionet kosovare të shëndetësisë.
Delegacioni nga Turqia në ditën e parë, vizituan Ministrinë e Shëndetësisë, ku u takuan me përfaqësues të këtij institucioni.
Sekretari gjeneral në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi, tha se Kosova ka përfituar shumë deri më tani nga përvojat e shumta të kolegëve të Turqisë.
Bardiqi tha se do ta realizojnë këtë takim si një paravlerësim të gjendjes totale prej politikbërjes deri në fushat operative ku profesionistët e zhvillojnë transplantin e organeve.
“Falë marrëveshjes me Republikën e Turqisë për bashkëpunim në sektorin e shëndetësisë por edhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me ITN, shumë profesionistë shëndetësore ose politikbërës nga shërbimi civil kanë përfituar nga përvoja e Republikës së Turqisë, ndërsa qëllimi i jonë i këtij bashkëpunimi drejtpërdrejtë me ITN tani për tani është që do të përfitojmë nga përvoja sa i përket kornizës ligjore që e rregullon fushën e transplantit të organeve”, tha Bardiqi.
Kryetari i Fondacionit të Transplantit në Turqi (TONV), Eyüp Kahveci, në deklaratën për gazetarët tregoi se në Prishtinë gjenden në kuadër të ftesës së Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës. Ai tha se në kuadër të takimeve synojnë ndihmë teknike dhe bashkëpunim në lidhje me dhurimin dhe transplantin e organeve.
“Në këtë drejtim trajtuam çështjet si zhvillimi i kapacitetit teknik në transplantin e organeve, zhvillimin e kapacitetit ligjor në lidhje me transplantet, si dhe çështjet tjera në lidhje me transplantin e organeve, si kujdesi intensiv, transplanti i veshkave dhe mëlçisë, trajtimi i këtyre të sëmurëve si dhe ndjekja e gjendjes së tyre si dhe zhvillimin e bashkëpunimit për të avancuar kapacitetin teknik”, tha ai.
Kahveci gjithashtu tregoi se do të bisedojnë se çfarë bashkëpunimesh mund të bëjnë në kuadër të Rrjetit Ndërkombëtar të Transplantit (International Transplant Network), duke bërë të ditur se do të punojnë për të bërë një plan aksional.
Ai shtoi se në Kosovë do të përqendrohen më shumë në profesionistët e shëndetit, duke theksuar se në rast se sigurojnë trajnim në këtë drejtim mund të rritet kapaciteti teknik në këtë vend që do të jap kontribute të rëndësishme në sistemin shëndetësor.
Ky delegacion do të qëndrojë për tri ditë në Prishtinë, ku nesër do të takohen edhe me drejtorin gjeneral të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu si dhe me ekipe mjekësh nga Kosova me të cilët do të mbajnë seminare të përbashkëta. Të mërkurën ky ekip do ta vizitojë edhe Ambasadën e Turqisë në Prishtinë./AA
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...