Google ADS

Shfaqja ‘Shumë zhurmë për asgjë”, të mërkurën premierë në Teatrin e Gjakovës

14:30 | 14 Tetor 2019
M. A.

Shfaqja “Shumë zhurmë për asgjë”, e William Shekspirit dhe regji të Zana Hoxha- Krasniqi jepet premierë të mërkurë, më 16 tetor 2019, në teatrin “Hadi Shehu” të Gjakovës.Premiera e kësaj shfaqje do të jepet në ora 20:00, ndërsa një natë më vonë do të ketë edhe reprizën e parë.Shfaqja komike e Shekspirit, e karakterizuar me skena komike dhe mjaft romantike, vjen në skenë e Teatrit “Hadi Shehu” në një koncept krejt ndryshme nga regjisorja Hoxha- Krasniqi.

Në shfaqje luajnë: Vali Krasniqi, Vlera Pylla, Mikel Markaj, Vlora Dervishi, Edmond Hafizademi, Ylber Mehmeti, Besfort Berberi, Valon Pallaska, Edi Gjakova, Hysen Binaku Yllka Lota, Altina Kusari./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme