Për shkaqe sigurie, anulohet protesta kundër ndarjes së Nobelit për Peter Handken

11:21 | 14 Tetor 2019
M. A.

Ndarja e Çmimit Nobel për autorin austriak, Peter Handke, mbështetës i gjenocidit të Milloshoviqit ngjalli reagime të ashpra në Kosovë.

E për të kundërshtuar këtë sot para ambasadës së Suedisë ishte planifikuar edhe protestë, shkruan arbresh.info.

Por ajo nuk ka filluar fare dhe është anuluar pasi ne Policinë e Kosovës nuk është lajmëruar si protestë 72 orë me pare qe është koha e paraparë për paralajmërim të protestës.

Protesta do të organizohet ditëve në vazhdim.

Ndryshe në edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve, me Nobel për Letër u vlerësua autori asutriak, Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku ishte ndër të parët që reagoi për këtë çmim ndërsa tashmë ka nisur edhe peticion online për tërheqje të këtij çmimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme