Në 90 vjetorin e vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovit, këtë të shtunë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mori pjesë në organizimin e manifestimit “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit.
Ai bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të këtij subjekti fillimisht vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua.
Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se me këtë rast Kurti ka thënë se Atë Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës dhe ka grumbulluar thesarin e traditës shqiptare.
“Duke përkujtuar atë, ne mund të ecim më sigurt dhe më mirë përpara”, ka thënë ai.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...