Valuta turke qëndroi në nivelin 5.89 kundrejt dollarit amerikan, pak e ndryshuar nga ajo e nivelit të ditës së premte, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se ai po punon të vendos sanksione “të fuqishme” kundër Turqisë për sulmet e saja në verilindje të Sirisë.
Lira mbylli javën në nivelin 5.88, menjëherë pasi Turqia vazhdoi me një operacion ndërkufitar kundër militantëve kurdë në verilindje të Sirisë dhe Trump vendosi të tërheq disa trupa amerikane nga rajoni, përcjell Telegrafi.
Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se Trump kishte autorizuar sanksione “shumë të fuqishme” që i kishin shënjestruar Turqinë, për të cilën kjo e fundit tha se do të hakmerret njëjtë.
Bankat janë informuar që mund të ketë masa ndëshkuese. Trump pritet të nënshkruajë një dokument, që i lejon sekretarit Mnuchin të vendos sanksione kundër çdo personi me lidhje me qeverinë turke.
“Këto janë sanksione të ashpra, shpresoj që të mos arrijë deri aty sa t’i vendosim ato. Nëse duhet, ne mund ta paralizojmë ekonominë turke”, tha Mnuchin.
Presidenti amerikan tha se është i shqetësuar për vazhdimin e ofensivës ushtarake turke në Sirinë Veriore dhe sulmeve potenciale ndaj objektivave civilë. /Telegrafi/
Edhe PDK-ja dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik...
Gjesti ia shpreh Xhenetës një dëshirë të çuditshme
Rritja e përdoruesve të drogave në Ferizaj nxit alarmin për ...
Avokati: Procesi i Hagës mund të përfundojë kah fund i vitit...
Biden e ka uruar me telefon Trumpin: Ne pranojmë zgjedhjen q...
Driloni diskuton me Vullnetin për efektin e zarfit të zi