Këto do të jenë temperaturat ditëve në vijim
Java në vijim do të karakterizohet me mot shumë të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell.
Kjo si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që po shtrihen nga rajoni ynë, përderisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare.
Në vise të ulëta, për shkak të inversionit termik dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, do të krijohen kushte për mjegull/mjegullinë orëve të mëngjesit, derisa orëve të mbrëmjes, ky fenomen mund të ndikojë edhe në përkeqësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e AQI-së shkurtazi mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 10 gradë celsius, e maksimalet nga 24 deri në 26 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.
Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të fillojë të zbres afër këtyre vlerave./orainfo/
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...