Google ADS

Arrestohen tre taksistë në Shkodër, po transportonin 12 shtetas afganë

00:12 | 14 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Një rast i trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm është goditur në Shkodër.

Në fshatin Melgushe, pjesë e segmentit rrugor Shkodër-Kryebushat janë arrestuar 3 taksistë dhe 12 shtetas afganë.

Tre të arrestuarit janë A.K, G.M dhe I.B.

Dyshohet se taksistët do t’i transportonin shtetasit afganë deri në afërsi të kufirit me Malin e Zi dhe më pas ata do të kalonin në këmbë për në shtetin fqinj./top channel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme