Qindra shtetas të huaj, që kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik (IS) kanë ikur nga një kamp në veri të Sirisë, teksa ofensiva ushtarake e Turqisë në këtë shtet po vazhdon, thanë zyrtarët kurdë.
Ata thanë se të ndaluarit sulmuan portat e kampit Ain Issa, teksa luftimet po vazhdojnë në afërsi të kampit.
Turqia ka nisur një ofensivë ushtarake që ka për qëllim të largojë forcat kurde nga rajoni, raporton BBC.
Detajet lidhur me ikjen nga kampi ende nuk janë zbardhur plotësisht, por grupet monitoruese thanë se rreth 100 persona kanë ikur. Në anën tjetër, autoritetet kurde thanë se pothuajse 800 familjarë të militantëve të huaj të IS-it kanë ikur nga kampi.
Turqia nisi ofensivën në veri të Sirisë, vetëm pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump morri vendim që të tërheqë trupat amerikane nga kjo zonë.
Ankaraja i konsideron luftëtarët kurdë sirianë si terroristë dhe thotë se kanë lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky që për vite të tëra zhvillon kryengritje brenda Turqisë.
Vendimi për nisjen e ofensivës turke është kritikuar nga shumë vende perëndimore dhe SHBA-ja, po ashtu edhe Bashkimi Evropian, e kanë kërcënuar Ankaranë me vendosje të sanksioneve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se 130 mijë persona janë zhvendosur nga Siria, që nga përshkallëzimi i dhunës./rel/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...