SHBA tërheq edhe 1 mijë trupa ushtarake nga Siria

20:52 | 13 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i tërhequr të gjithë trupat ushtarake nga Siria, ndërsa Turqia është duke përparuar me ofensivën e saj kundër kurdëve.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper tha se Turqia “ka të ngjajë të ketë synim që të zgjasë sulmin e saj më shumë sesa e kishte planifikuar në fillim”, transmeton portali arbresh.info

Sulmi i Turqisë ka për qëllim të atakojë forcat kurde, të cilat aleat kryesor kishin SHBA-të gjatë mposhtjes së Shtetit Islamik. Kurdër tani kanë filluar të kërkojnë ndihmë nga Siria dhe Rusia.

Siria ka njoftuar se është duke dërguar trupa ushtarake në veri të vendit për t’u përballur me forcat turke.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 130 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë, ndërsa është paralajmëruar se numri i të zhvendosurve mund të trefishohet.

Forcat Demokratike Siriane (SDF), luftëtarët e udhëhequr nga kurdët nën sulm nga Turqia, paralajmëruan javën e kaluar se ata nuk do të mund të mbronin anëtarët e dyshuar të IS dhe familjet e tyre në kampe dhe burgje.

Zyrtarët kanë deklaruar se rreth 800 persona që kishin lidhje me anëtarët e ISIS kanë shpëtuar nga kampi Ain Issa.

Ofensiva turke e cila filloi javën e kaluar, ka tërhequr një protestë ndërkombëtare, pasi kurdër ishin aletatët kryesore të Perëndimit në luftën kundër ISIS-it.

Megjithatë, Turqia i shikon kurdët si grupe terroriste dhe thotë se dëshiron t’i largojë ata drejt “zonës së sigurtë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme