Shoqatat civile, që kundërshtojnë punën e përmbaruesve, vazhdojnë betejën e tyre siç thonë derisa sa të fitojnë drejtësinë. Problemet e tyre por edhe të një numri të madh të qytetarëve ata ia prezantuan Presidentit Stevo Pendarovski. Sipas tyre, presidenti ishte shtangur teksa dëgjonte vështirësitë, me të cilat përballen disa qytetarë. Pendarovski ka premtuar të bisedojë me kryeministrin Zaev dhe të përpiqet të zgjidhin problemet së bashku.
“Ka shembuj, i kemi paraqitur presidentit, një qytetar ka marrë kredi pesë mijë euro ose treqind mijë denarë, imagjinoni kur ai na i tregoi dokumentet – ai duhej të kthente një milion e dyqind mijë denarë. Ky është i gjithë borxhi që ai ka për të shlyer. Kjo është e padurueshme”, tha Marjian Risteski, nga “Stop për Përmbaruesit”.
Shoqatat e qytetarëve ankohen se as ligji i ri për përmbarim nuk respektohet. Ata pretendojnë se qytetarët vijojnë të ngarkohen njësoj si në të kaluarën, për shuma të vogla, kërkohen të paguhen borxhe të mëdha.
“Shembull Ujësjellësi, respekton ligjin në një farë mase. Një qytetar shkon te Ujësjellësi, dhe thotë se me ligj duhet të paguaj borxhin por pa interes. Ata nuk duan ta bëjnë këtë, dhe i dërgojnë qytetarët tek përmbaruesit, dhe ju e dini se kur një qytetar shkon tek përmbaruesit, Zoti e di se çfarë do ta ngarkojë për pagesë përmbaruesi”, deklaroi Marjian Risteski, nga “Stop për Përmbaruesit”.
Më herët, organizatat civile, patën një takim me Kryeministrin Zaev dhe ministrat përkatës, por rezultuan të pasuksesshme. Qëndrimi i Odës së Përmbaruesve mbetet i pandryshuar. Thuhet se ligji i ri dhe mënyra e pagesës kanë ulur në mënyrë drastike të ardhurat e tyre dhe i kanë detyruar ata të pushojnë shumë punonjës në këtë biznes. Në vendin tonë ka 101 përmbarues, dhe rreth 600 njerëz punojnë në këtë veprimtari. Të dhënat e shoqatave thonë se vitin e kaluar në Maqedoni përmbaruesit lëshuan 400 mijë vendime ekzekutive, dhe qytetarët dhe kompanitë kanë paguar mbi një miliard euro./Alsat/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...