Fitorja e Çekisë kundër Anglisë me rezultatin 2-1, ia ka vështirësua punët Kosovës për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.
Por, Milot Rashica beson se “Dardanët” kanë ende shanse për të bërë ëndrrën realitet.
“Deri më tani kemi bërë një rrugëtim të mirë dhe çdo lojtar ka marr një përvojë të mirë. Edhe pse Anglia ka humbur prej Çekisë, normal na ka vështirësuar punën, por pa marr parasysh qysh është kryer ajo ndeshje, ne qëllimi kemi pas me hy dhe me fitu çdo takim dhe të mundohemi të përfundojmë gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Rashica.
“A besoni se mund ti fitoni tri ndeshje? Normal se ne kemi besim shumë të madh, jemi një grup i mirë i lojtarëve dhe besoj se gjithçka është e mundshme vetëm duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”. /Gazeta Express/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...