Belgjika, tashmë me biletën për Euro 2020 në xhep, e ka mposhtur 2-0 Kazakistanin, sfidë e vlefshme për Grupin I.
Të besuarit e Roberto Martinz dominuan në tërësi takimin, dhe realizuan dy herë.
Fillimisht sulmuesi i Chelsea, Michy Batshuayi, shënoi për 1-0 në minutën e 21-të.
Gol në këtë takim shënoi edhe mbrojtësi i Paris Saint Germain, Thomas Meunier.
Ai realizoi për 2-0 në minutën e 53-të, pas një asisti të mrekullueshëm nga ana e Eden Hazard
Pas kësaj fitore, Belgjika ka shkuar në kuotën e 24 pikëve në Grupin I – 8 ndeshje, 8 fitore. /Gazeta Express/
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...