Google ADS

Profesori nga Gjermania i bashkohet  partisë së Albin Kurtit

15:53 | 13 Tetor 2019
L G

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se partisë së tij i është bashkuar sot edhe mjeku ngja gjermania profesor Lulzim Dragidella.

Sipas Kurtit, Dragidella do të sjell përvojë në Lëvizjen Vetëvendosje si dhe ka për synim t’i kthejë në Kosovë profesionistët e rinj për të kontribuar në sferat me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit./arbresh.info

Postimi i plotë i Kurtit:

Lulzim Dragidella na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka studiuar fillimisht në drejtimin e pedagogjisë dhe punës sociale dhe tani mban titullin Doktor Shkence në tri fusha: për shkencat arsimore në Universitetin Alanus, Bonn, si Doktor i Shkencave Arsimore; për të drejtat e njeriut në Universitetin Ëraclaëski, Breslau, si Doktor i Shkencave Sociale; dhe, për sociologji në Universitetin e Komenskit në Pressburg, Bratisllavë, si Doktor i Filozofisë.

Lulzimi ka përfunduar edhe specializime për këto fusha në Ëismar, Heidenheim dhe disa vende të tjera të Gjermanisë ku edhe ka zhvilluar një përvojë akademike si në kërkime e publikime shkencore ashtu edhe në mësimdhënie në nivelin Universitar.

Prof. Dr. Lulzim Dragidella sjell dije dhe përvojë të jashtëzakonshme në Lëvizjen tonë që për synim ka t’i kthejë në Kosovë profesionistët e rinj për të kontribuar në sferat me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit. Mundësia është për ta dhe me ata, për të gjitha ndryshimet që i duam e na duhen.

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/702538746912679/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme