9 nga 26 zyrtarët e helmuar shtrihen në Klinikën Infektive të QKUK’së

13:42 | 13 Tetor 2019
L G

Para pak minutave me autoambulanca kanë mbërritur në Klinikën Infektive të QKUK’së, 9 nga 26-zyrtarët e shtetit të cilat dyshohet se janë helmuar nga zarfet me vota nga Serbia në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Ata po trajtohen në Infektivë. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Këta pacientë tashmë i janë nënshtruar kontrolleve nga infektologët e QKUK’së.

“Gjendja është stabile. Kanë pasur disa skuqje. Janë nëntë persona që po trajtohen”,  i ka thënë Gazetës Express, drejtori i Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme