Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mosmarrëveshjes me presidentin Donald Trump, ka paralajmëruar se grupi ekstremist i Shtetit Islamik mund të ringjallet në kohën kur Shtëpia e Bardhë ka vendosur t’i tërheqë trupat nga verilindja e Sirisë.
“Ne duhet ta vazhdojmë presionin ndaj ISIS-it në mënyrë që ata të mos e rimarrin veten”, tha Mattis gjatë një interviste të paralajmëruar në televizionin “NBC News”. Intervista e plotë do të transmetohet sonte.
“Ju mund t’i tërhiqni trupat njësoj si në Irak, por në këtë rast, nëse nuk e vazhdojmë presionin, atëherë ISIS-i do të ringjallet. Është absolutisht e ditur që ata do të kthehen”, tha ai.
Presidenti amerikan është përballur me kritika që nga tërheqja e trupave nga Siria, ku luftonin së bashku me Forcat Demokratike Siriane kundër ISIS-it.
Analistët e kanë akuzuar presidentin për tradhti ndaj luftëtarëve kurdë, të cilët tash po sulmohen nga ushtria turke në veri të Sirisë. Ankaraja i cilëson luftëtarët kurdë si terroristë dhe ka kërcënuar se do t’i largojë ata nga zona kufitare mes Turqisë dhe Sirisë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...