Së paku 15 njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmit në një xhami në pjesën veriore të Burkina Fasos.
Disa persona të armatosur hynë në Xhaminë e Madhe në Salmossi në kohën kur besimtarët ishin duke u falur.
Ky sulm ndikoi që shumë banorë lokalë të largohen nga fshati, i cili ndodhet afër kufirit me Malin.
Qindra njerëz janë vrarë në këtë shtet në vitet e fundit, kryesisht nga grupet xhihadiste.
Një dëshmitar tha: “Që nga mëngjesi, njerëzit kanë filluar të zhvendosen nga zona”, duke shtuar se në këtë vend ekziston një atmosferë paniku, pavarësisht dërgimit të përforcimeve ushtarake.
Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marr asnjë grup i armatosur.
Sulmet e xhihadistëve në Brukina Faso janë rritur nga viti 2015, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllin mijëra shkolla.
Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 250 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre vetëm në tre muajt e fundit për shkak të dhunës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...