Gjykata Speciale i dërgon ftesë edhe një ish ushtari të UÇK-së

00:54 | 13 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, e cila do ta marrë atë në pyetje.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec.

“Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, njofton Organizata e Veteranëve të Luftës në Rahovec përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme