7 shenja që tregojnë se keni nevojë për një psikolog

21:45 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Truri është një organ që sëmuret si gjithë të tjerët. Depresioni dhe ankthi janë sëmundje të trurit dhe s’ka asgjë për të pasur turp. Duhet të kujdesemi si për çdo organ tjetër.

Shtatë simptomat e mëposhtme janë paralajmërime të trupit për ju. Jini të vëmendshëm, sepse nëse i kapni në kohë, të gjitha sëmundjet mendore janë të lehta për t’u kuruar me ndihmën e një psikologu ose psikiatri.

1. Ju duket sikur do t’ju shpërthejë zemra

Palpitaconet e zemrës janë simptoma më e zakontë e ankthit dhe që vihet re më lehtësisht nëse ndiheni të stresuar.

2. Lëkura s’është si zakonisht

Bashkë me palpitacionet e zemrës vjen edhe lëkura e djersitur ose kruajtje të çuditshme. Zakonisht ndodh kur gjendeni në një situatë fight-or-flight, pas një situate stresante dhe kërcënuese.

Sqarim: Fight-or-flight quhet reagimi fiziologjik që ndodh pas një eventi të dhunshëm (qoftë edhe verbal), sulmi (qoftë edhe psikologjik) apo kërcënimi për jetën.

3. Irritim të apartit tretës

Gjendja fight-or-flight nxit lëshimin e adrenalinës në trup, duke ngadalësuar ose ndaluar tërësisht tretjen. Në këtë mënyrë, gjithë energjia e trupit fokusohet në përballimin e rrezikut. Nëse jeni në stres gjithë kohën, do ta vini re në stomak ose zorrë.

4. Dhimbje koke të vazhdueshme

Ashtu si stomaku, edhe dhimbjet e kokës kthehen në kronike pas një periudhe të gjatë stresi. Është lidhje e vërtetuar tashmë, ajo mes depresionit, ankthit dhe dhimbjeve të kokës.

5. Jeni gjithmonë të lodhur

Kur mendja juaj është gjatë gjithë kohës e lodhur, ashtu do të jetë edhe trupi juaj. Mendojeni mendjen si një pjatë. Kur është plot me stres dhe shqetësime, nuk ka vend për gjëra të tjera poduktive. Debulesa kronike shpeshherë kthehet në depresion ose ankth.

6. S’mund të fokusoheni

Gjatë gjendjes fight-or-flight, truri nuk mund të mendojë analitikisht, edhe pse kjo tingëllon e pakuptimtë. Do ta keni të pamundur të fokusoheni dhe të kanalizoni energjinë tuaj në një detyrë komplekse, apo edhe të thjeshtë.

7. Jeni gjithë natën zgjuar

Quhet hiperngacmim (hyperarousal), të qenit aktiv dhe të paqetë gjatë gjithë kohës. Nëse e gjeni veten zgjuar dhe të shqetësuar natën vonë, ndoshta është momenti të merrni pak kohë dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme