Manchester Unitedi ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.
Djajtë e Kuq ka disa afate radhazi që tentojnë transferimin e mbrojtësit senegalez, derisa skuadra italiane po kërkon një shumë të lartë.
Sipas Daily Express, Unitedi e ka bërë prioritet transferimin e Koulibalyt, mirëpo janë në dijeni se në janar nuk mund ta realizojnë transferimin e tij.
Aurelio de Laurentiis ka bërë të ditur në këtë verë se ata janë të gatshëm që ta shesin senegalezin, vetëm nëse pranojnë shumën e 120 milionë eurove.
Skuadra angleze është e gatshme që t’i paguajë 90 milionë euro për transferimin e 28-vjeçarit, por që duhet të presin deri në verën e vitit 2020.
Unitedi në këtë verë që shkoi e transferoi Harry Maguiren nga Leicesteri për shumën rekorde 87 milionë euro, derisa forma e tyre e dobët ende po vazhdon./telegrafi
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...