Partia Demokratike ka paditur në Prokurori drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, pas tensioneve ditët e fundit në zonën e Unazës së Re.
“PD padit Drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Shefin e Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Punonjësit e Policisë së Shtetit, pas dhunimit flagrant të protestuesve në Unazën e Re dhe arrestimit të përfaqësuesve të medias”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.
Gjashtë banorë të Unazës së Re janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit për shkak të bllokimit të rrugës. Ata protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e banesave të tyre.
Reagimi i plotë
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë hetimin ndaj Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë angazhuar në aksionin policor të dhunimit flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.
Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.
Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.
Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë çdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.
“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë:, thuhet në kallzim.
Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t’i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.
Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.
“E drejta kushtetuese për të tubuar, në një shtet demokratik, merr një rëndësi të veçantë. E drejta për t’u tubuar lirisht dhe pa ndonjë leje të veçantë me të tjerë, ka qenë gjithnjë e vlefshme si shenjë e lirisë, pavarësisë dhe fjalës së lirë të qytetarit të përgjegjshëm. Garantimi i lirisë për aktivitetet politike në të njëjtën kohë edhe një vendim, i cili shtrihet përtej mbrojtjes së shpalosjes së personalitetit nga ndërhyrjet shtetërore. Kushtetuta garanton si të drejtë mbrojtëse, për mbartësit e së drejtës, e cila u shërben mbi të gjitha pakicave që mendojnë ndryshe të drejtën për të vendosur vetë për vendin, orën, llojin dhe tematikën e tubimit dhe, në të njëjtën kohë, ndalon forcën e shtetit për të marrë pjesë apo për t’i ndenjur larg një tubimi”, thuhet në në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Arsyetimi i dhënies së lejes nga ana e Policisë bie, pasi siç theksohet në padi, “Marrja paraprakisht e lejes për tubim ka qenë kërkesë ligjore e një ligji që tashmë është shfuqizuar dhe nuk është në përputhje me evoluimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së. Kjo për faktin pasi tubimi mund të jetë paqësor edhe pse nuk është bërë njoftim formal për zhvillimin e tij”, thuhet në padinë e Partisë Demokratike./tch
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre