Reshjet e ditëve te fundit zbuluan një nga krimet më të rënda mjedisore në lumin Buna.
Vërshimi i ujërave nxori në sipërfaqe dhjetëra pula që ishin groposur 10 ditë më parë në fshehtësi në brigjet e lumit.
Pulat e ngordhura për shkak të salmonelës, alarmuan edhe autoritetet malazeze, ndërkohë që menjëherë nisi pastrimi i zonës në dy anët e kufirit.
Aksioni ka vijuar edhe këtë fundjavë, ndërkohë që ministri i mjedisit Blendi Klosi inspektoi groposjen e pulave, sipas të gjitha kushteve higjeno sanitare.
“Policia e qarkut Shkodër e ndihmuar nga agjencitë mjedisore të qarkut ka filluar procesin e hetimit për të gjetur shkaktarin që ka shkaktuar këtë ndotje në lumin e Bunës. Ky krim mjedisor tashmë me kodin penal nuk është më një krim që vetëm gjobitet, por është një krim që dënohet penalisht.”
Ministri Klosi gjithashtu paralajmëroi bizneset, pushtetin lokal, por dhe qytetarët të tregohen të kujdesshëm me trajtimin e mbetjeve.
“I bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë bizneseve por po ashtu qytetarëve por edhe pushtetit lokal, të mendojmë mirë përsa i përket trajtimit të mbetjeve urbane. Lumenjtë e vendit tonë nuk janë vend depozitime mbetjesh urbane.”
Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se kush qëndron pas këtij krimi të rëndë mjedisor./vizionplus
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...