Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se “Kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, ata janë aleatët tanë në NATO”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ambientet e Shtëpisë së Bardhë para se të niset për në Louisiana.
Pasi i janë rikujtuar deklaratat e sekretarit të Departamentit të Thesarit, Steven Munchin lidhur me sanksionet e mundshme ndaj Turqisë, Trump tha se “Turqia dhe kurdët (YPG/PKK) luftojnë që prej shekujsh. Ne jemi tërhequr nga atje (veriu i Sirisë)”.
“Nëse Turqia bën ndonjë gjë që nuk duhet të bëjë, ne do të zbatojmë sanksione që shumë pak vende i kanë parë”, theksoi Trump duke shtuar se SHBA-ja është fuqi e madhe ekonomike.
Ai tha se SHBA-të fituan një qind përqind kundër DEASH-it. “Kemi marrëdhënie shumë të mira me Turqinë, ata janë aleatët tanë në NATO. Me Turqinë kemi zhvilluar tregti të shumta. Por, nuk dua që ata të vrasin shumë njerëz”, tha Trump.
Trump ka dhënë mesazhin se “Sanksionet do t’i përdorim nëse jemi të detyruar”.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel