Britania dhe Irlanda “shohin një shteg” për marrëveshjen e Brexit-it

08:59 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij irlandez Leo Varadkar dje “ranë dakord për gjetjen e një rrugëdaljeje për mundësinë e arritjes së marrëveshjes” thuhet në një deklaratë të përbashkët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kryeministri dhe Varadkar (kryeministri i Irlandës) zhvilluan bisedime të hollësishme dhe të detajuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas takimit të tyre në Birkenhead në veri të Anglisë.

Takimi urgjent erdhi pasi bisedimet për Brexit-in u ndërprenë në fillim të kësaj jave.

Ata u përqendruan në sfidat e doganave dhe miratimeve si dhe diskutuan mundësitë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë Irlandën e Veriut.

Pas diskutimeve të tyre, kryeministri irlandez do të konsultohet me grupin e punës 50 ndërsa Sekretari i Brexit-it, Stephen Barclay do të takohet me (kryenegociatorin e BE-së për Brexit) Michel Barnier nesër në mëngjes”, shtohet në deklaratë.

Zyrtarët britanikë dhe të BE-së do të takohen në Bruksel javën e ardhshme në takimin e Këshillit Evropian.

Nga Johnson është kërkuar të shtyjë skadimin e afatit të Brexit-it, i cili është caktuar për 31 tetor.

Johnson insiston se Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja në afatin e caktuar dhe në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk do të kërkojë shtyrje tjetër, pavarësisht kërkesës së Parlamentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme