Rinumërimi i 313 vendvotimeve nga komuna të ndryshme mund të ndryshoj rezultatin e tanishëm nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Por, ky rezultat a mund të dëmtoj votën edhe për partinë e parë, Lëvizjen Vetëvendosje.
Kandidati për deputet i kësaj partie, Rexhep Selimi ka thënë se rinumërimi i votave nuk e ka target me dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk e besoj as nuk mund të ndodh me u dëmtu vota e Lëvizjes për arsye se rinumërimi nuk e ka target me dëmtu Lëvizjen ose edhe ata qe e kanë kërkuar nuk janë ankuar se Lëvizja Vetëvendosje ka vota më shumë se ata por janë ankuar për raporte tjera të procesverbaleve”, shprehet Selmi.
Madje, sipas tij, nuk duhet të befasohemi nëse nga ky rinumërim mund të thellohet fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje.
Rinumërimi i 313 vendvotimeve nga komuna të ndryshme ka filluar të enjten.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë zyrtarizuar dakordimin për bashkëqeverisje, në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. /arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...